Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysni Mehani, ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga Sami Lushtaku dhe persona të tjerë.
Përmes një postimi nga Bahri Zabeli, Mehani ka thënë se gjatë incidentit i është marrë telefoni personal.
Ai gjithashtu i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës që të mbrojë familjen e tij, ndërsa ka ftuar familjarët për përmbajtje.
“Te dashur miq jam sulmuar nga Sami Lushtaku dhe banda e tij. Telefonin personal ma kanë marrë.
Lus policinë të mbroj familjen time dhe ftoj familjrët për përmbajtje.”