Të fundit:

Edukimi medial nevojë e domosdoshme në shkolla

Në kohën kur shoqëria jonë bëhet gjithnjë e më...

E dhimbshme: Humb jetën në QKUK gruaja që u rrëzua aksidentalisht para 1 jave në një lokal

Pas disa ditësh trajtim në Qendrën Klinike Universitare të...

Në QKMF të Drenasit u punësua edhe motra e zyrtarës se kabinetit të Ramiz Lladrovcit!

Si të i punësojmë familjarët? Këtë pyetje si duket...
- Advertisement -

E rëndë: E moshuara pi gabimisht domestos, dërgohet pa vetëdije në spital

- Advertisement -

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Celinë të Rahovecit, ku një grua e moshuar është dërguar në gjendje kritike për jetën në Spitalin Rajonal në Prizren.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se 65-vjeçarja është dërguar atje pa vetëdije, pasi e njëjta dyshohet se kishte konsumuar detergjent për pastrim (domestos).

Asaj i është dhënë ndihma e parë mjekësore, teksa është hospitalizuar për përkujdesje të mëtutjeshme nga mjekët.

- Advertisement -

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar me të birin e viktimës.

Bazuar në dëshminë e tij, gruaja e moshuar jeton e vetme në shtëpi dhe gjatë natës, nga etja dhe e përgjumur ka mbushur gabimisht gotën me domestos.

Sipas tij, ka qenë vetë nëna e tij e cila e ka njoftuar për atë që ka ndodhur, pasi e ka thirrur për ndihmë.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Tentim vetëvrasje’.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura

- Advertisement -