E hënë, 7 Tetor, 2024

E rëndë: Gruaja në Fushë Kosovë tenton vetëvrasjen, shkak dhuna e ushtruar nga bashkëshorti

Gratë janë viktimat më të shpeshta të dhunës në familjet kosovare. Xheloz bëhet shpesh shkaktar i dhunës që përjetojnë ato nga bashkëshortët e tyre apo edhe familjarë të tjerë. Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në Fushë Kosovë, ku një viktimë e dhunës nga burri i saj ka tentuar të bëjë vetëvrasje, raporton Gazeta Sinjali.  

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 40-vjeçare, e cila është dërguar në spital, si pasojë e gjendjes së rënduar psikike, për shkak të dhunës që burri i saj, F.K., ka ushtruar ndaj saj.

Motiv i këtij rasti të rëndë dyshohet të jetë xhelozia në çift, që iu solli telashe deri në atë pikë sa situata eskaloi dhe viktima vendosi t’i jap fund jetës, por fatmirësisht shpëtoi.

Lidhur me rastin, nga spitali e kanë njoftuar Policinë, me ç’rast kanë nisur kërkimet për ta kapur burrin e dyshuar, por i njëjti ndodhet akoma në arrati.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe arrestimin e tij, teksa veprimet e tjera hetimore do të ndërmerren posa të sigurohet prezenca e të dyshuarit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer