Një ngjarje e rëndë ka ndodh sonte në mbrëmje në fshatin Rezallë të Skenderajt. Një person është gjetur i vdekur në një zonë mali që ishte përfshirë nga zjarri.
Portali Rajoni.org nga burimet e veta ka mësuar së personi i gjetur i vdekur është Skender Malaj i moshës 77-vjeçare.
Lajmin e ka konfirmuar Avni Zaiti, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës,
“Rreth orës 18:00, është raportuar se në fshatin Rezallë të Skenderajt, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull i moshës 77 vjeçar”./Rajoni.org/