E shtunë, 27 Korrik, 2024

Edhe kjo bën vaki: Pronari e gjen në bodrumin e një ndërtese televizorin që iu vodh nga banesa, zbulohet hajni i dyshuar

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. Gjatë ‘aksionit’ të vjedhjes, hajnat gjurmojnë që të gjejnë gjëra me vlerë në shtëpi siç janë paratë dhe stolitë e arit, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu e ka pësuar mbrëmë edhe një familje në rrugën ‘Shën Flori’ në Lipjan, ku një person ka hyrë brenda banesës dhe ka arritur që të vjedhë një televizor, pasi s’ka gjetur para të gatshme e gjësende të tjera me vlerë.

Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar pronari i banesës, i cili e ka njoftuar më pas Policinë se televizorin e ka gjetur në bodrumin e një ndërtese në Lipjan.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa i dyshuari që u identifikua është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratë në lidhje me veprën për të cilën dyshohet.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar si ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren brenda afatit ligjor.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer