Sunday, June 28, 2026

Ferit Idrizi nga 134 postime, vetëm 7 për punë konkrete në qytet

Ish-kandidati për asambleist dhe aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri, Ersar Imeri, ka kritikuar punën e kryetarit të Komunës, Ferit Idrizi, duke pretenduar se aktiviteti i tij në rrjetet sociale nuk pasqyron angazhim real për qytetarët.

Sipas Imerit, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, nga gjithsej 134 postime të publikuara nga kryetari Idrizi, vetëm shtatë lidhen me punë konkrete në qytet, të cilat ai i cilëson si ndërhyrje të vogla dhe jo projekte kapitale.

Ai pretendon se pjesa më e madhe e postimeve i kushtohet përkujtimit të datave historike, takimeve me përfaqësues institucionalë, urimeve dhe pjesëmarrjeve në aktivitete të ndryshme, ndërsa vetëm rreth 5 për qind e tyre, sipas tij, kanë të bëjnë me çështje që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve.

Në reagimin e tij, Imeri shprehet se kryetari po krijon “iluzion të punës” përmes publikimit të ndërhyrjeve simbolike, si vendosja e ndriçimit, ngjyrosja e asfaltit apo vendosja e shenjave të komunikacionit.

“Një kryetar që më shumë rëndësi i jep pamjes sesa përmbajtjes”, ka përfunduar Imeri në postimin e tij.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer