E hënë, 20 Maj, 2024

EKSKLUZIVE: Gjykata anulon konkursin e ‘kurdisur’ nga drejtoria e arsimit në Drenas!

Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Drenas, e ka aprovuar kërkesëpadinë e paditësit, duke e anuluar konkursin për asistentë për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta në Komunën e Drenasit, zbulon portali rajoni.org.

Në këtë rast, paditësi, përmes padisë ka kërkuar anulimin e konkursit në fjalë të shpallur nga drejtoria komunale e arsimit në Komunën e Drenasit.

Në aktgjykimin e siguruar nga “portali rajoni.org”, i shpallur më 15 shkurt 2024, vendimi i komisionit përzgjedhës i DKA’së është konsideruar si i paligjshem.

“ANULOHEN si të paligjshem Vendimi i Komisionit përzgjedhës i Drejtorisë së Arsimit në Gllogoc me Nr. Prot. 111/01 i dates 04.10.2023 për përzgjedhien e kandidateve, dhe Vendimi i Komisionit të Ankesave për nëpunësit e sherbimit publik i Komunes se Gllogoeit me nr. 01 nr. 070/01-49659 i datës 17.10.2023”, thuhet në vendim.

Po ashtu, gjykata me këtë aktgjykim ka obliguar komunën e Drenasit që të rishpall konkursin për vendet e punës si në konkurs.

Komuna e Drenasit gjithashtu obligohet t’i paguajë shpenzimet e procedurës, në shumën prej 239 euro.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer