E diel, 22 Dhjetor, 2024

EKSKLUZIVE: PDK dhe IDEAL’i po zhvillojnë negociata sekrete në Skenderaj, temë ribashkimi i tyre

Duke marrë parasysh rëndësinë që ka Drenica për Partinë Demokratike, kjo parti ka filluar të shqyrtojë të gjitha mundësitë për të rikthyer votat që kishte dikur, pra për të bashkuar të gjithë të pakënaqurit që janë larguar nga kjo parti, shkruan portali rajoni.org.

Në këtë drejtim, siç mësohet ekskluzivisht nga portali rajoni.org, PDK për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit ka nisur bisedimet edhe me partinë e themeluar Bekim Jashari, “Ideal”, e cila ka afër 10 mijë vota në Skenderaj.

Burimi ynë nuk ka treguar për kushtet që “Ideal” i ka vënë PDK-së, por sipas tij, vetë pranimi i negociatave është një fillim i mbarë.

Rënditja e PDK-së në zgjedhje gjithmonë ka qenë e varur nga Drenica. Çelësi i suksesit tani varet nga “Ideal”, pasi kjo parti ka mbi 10 mijë vota në nivel lokal.

SË sa do të arrijë të kapitalizojë këtë fuqi elektorale “Ideal”, mbetet të shihet nga ecuria e bisedimeve.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer