Tuesday, May 5, 2026

Emërimi si zëvendësministër, nis “makineria” e shpifjeve kundër Hysni Mehanit në Skenderaj

Hysni Mehani është një prej asamblistëve më të zëshëm në Skenderaj dhe prej atyre opozitarëve që ka refuzuar të nënshtrohet përballë Sami Lushtakut. Jo rrallë herë Mehani ka postuar në rrjetin e tij social ‘facebook’ fjalimet e tij në kuvend komunal, fjalime të cilat po e nxjerrin nga salla e kuvendit Sami Lushtakun. Madje në një rast teksa Mehani po fliste në foltorën e kuvendit, Sami Lushtaku kishte përdorë një fjalor mjaft të ulët kundër tij.

Së fundmi, kanë filluar spekulimet se Mehani i merr tri rroga.

Lidhur për këtë çështje, rajoni ka pyetur Mehani, i cili ka sqaruar se ai deri tash ka marrë vetëm pagën e asamblistit dhe asnjë cent tjetër. Duke shtuar se merr edhe pensionin e nanës dhe shtesat për dy fëmijët.

I pyetur nga portali Rajoni se përse nuk ka reaguar ndaj këtyre spekulimeve dhe a i ka dëgjuar këto spekuilme nga qytetarët e Skenderajt.

Mehani është përgjigjur se qytetarët e Skenderajt dhe Kosovës i konsideron shumë inteligjent dhe se edhevata e dinë që në sektorin publikë nuk mund të merren dy rroga, andaj e ka parë të panevojshëm reagimin.

“Në ditën që u emërova zv-ministër ata nxorrën shpifjen që unë i marrë tri rroga. Duhet të jenë më inteligjentë në shpifje dhe më kreativë në gënjeshtra që të meritojnë reagimin tim dhe të qytetarëve – shton Mehani me ironi. Do duhej ta prisnin fundin e muajit që të reagonin dhe atëherë do ta kishin edhe deklarimin tim të pasurisë, siç mua më obligon ligji dhe ata t’i refroheshin dokumetit siç i obligon e vërteta. Kur dikush ka mision gënjeshtrën dhe ka shitur shpirtin, nuk kam si i ndihmojë unë me reagime. Nuk i qetësoj dot!”- shton Mehani.

Rajoni: po për meditjet, telefonin, kerrin e benificionet tjera?

Mehani: unë hala nuk kisha shkuar në zyrën e ministrisë kur zyra për informim e Sami Lushtakut e plasoi gënjeshtrën për këto.
Këta bazohen në veten e tyre kur flasin për neve, e dinë çfarë kanë bërë vetë dhe mendojnë që edhe ne bëjmë si ata.
Por ne nuk ishim, nuk jemi, dhe kurrë nuk do të jemi si ata. Kurrë.

Mehani ka nxjerr një fakt shumë interesant për Komunën e Skenderajt: 36 mijë euro i ka shpenzuar ushqim, dreka e darka Komuna e Skenderajt për 3 muaj. 22 mijë euro ka blerë kompjutër, e 5000€ për udhëtime anvac jashtë vendit ia kishin faturuar drejtorit të administartës.

Për ta larguar vëmendjen nga grykësia e tyre, drejtojnë gishtin kah unë. Për të mbuluar 36 mijë eurot për ushiqim, dreka e darka i bëjnë pagë 200€ e KPF-së që unë kurrë s’i kam marrë.

Për fund i pyetur se a do të vazhdojë të jetë adamblsit dhe se a do të kandidojë për deputet?

Për asamblsit do ta vendosim bashkë me kolegët dhe aktivistët, e di që këto shpifje atë qëllim kanë, që unë të largohem nga Kuvendi Komunal. PDK i ka 3 asamblsitë që kanë nga një angazhim në sektorin publik, por edhe që janë asamblistë, porse për angazhimin si asamblsit nuk marrin pagë fare, sepse nuk lejohet me ligj.

Andaj, edhe unë nuk kam reaguar kundër shpifjeve të zyrës së Sami Lushtakut. Si t’i reagosh një gënjeshtre pa kripë që dihet sheshit që është e pavërtetë.
E vërtetë që zyrtarët e angazhuar nga Sami Lushtaku janë indolent diabolik, por qytetarët e dinë që shteti nuk lejon dy paga, përveç Hysni Gucatit.

Sa i përket kandidimit për deputet; Mehani tha se në dy palë zgjedhjet e fundit parlamentare nuk ka kandiduar për deputet dhe së u takon organeve të LVV të vendosin se kush duhet të kandidojë. Por ai kujtoj së Lëvizja Vetëvendosje ka të hapur thirrjen për aktivistët që duan të kandidojnë deri më datën 7 të këtij muaji.

Kujtojmë që në zgjdhejt e 28 dhjetorit kishte kandiduar Kaltrina Gruda nga Skenderaj në radhet e LVV-së.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer