Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka luajtur 90 minuta të dielën humbjen e Napolit ndaj Empolit.
Në kuadër të xhiros së 12-të të Serie A, Napoli humbi në shtëpi me rezultatin 1:0.
Golin vetëm në ndeshje e shënoi Viktor Kovalenko në minutën e parë të kohës shtesë.
Rrahmani është kapiten i Kosovës, por nuk është në listë për ndeshjet e këtij muaji.
Tek Empoli startuan Etrit Berisha dhe Ardian Ismajli.
Napoli mbetet me 21 pikë në pjesën e epërme të tabelës. Ndërkohë Empoli tani i ka dhjetë pikë.