E shtunë, 27 Korrik, 2024

Emri i trajnerit turk po përflitet si kandidat për selektor të Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës është në kërkim të trajnerit të ri, pas largimit të Primoz Glihas.

Ditë më parë, shtëpia e futbollit kosovar ishte në bisedime me spanjollin Robert Moreno, i cili megjithatë në fund e zgjodhi klubin rus, FC Sochi.

E sonte, mediat turke shkruajnë se kandidat për t’u emëruar selektor i Kombëtares së Kosovës është trajneri turk, Şenol Güneş.

Sipas Ajansspor, ish-selektori i Turqisë ka marrë oferta nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Kosova e pati një kampanjë dëshpëruese në kualifikimet e Euro 2024 duke përfunduar në vendin e parafundit në një grup që s’ishte i pakalueshëm. /Gazeta Express/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer