E premte, 26 Prill, 2024

Eskalon situata, Luizi ‘ngre dorë’ ndaj Kiarës dhe e shtynë atë, ja reagimi i saj (VIDEO)

Luizi i Big Brother VIP Albania ka ngre dorën ndaj të dashurës së tij aty brenda, Kiarës. Maestro i ka prerë totalisht marrëdhëniet me Luizin dhe ndonëse janë në një shtëpi ata as nuk komunikojnë më.

Fakti që dy njerëzit më të dashur për Kiarën brenda shtëpisë po zihen, kjo e bën atë të shqetësohet. Luizi po debatonte me banorët për marrëdhënien e tij me Maestron dhe në një moment ndërhyn Kiara.

“Më lër rehat moj burrneshë!” i kthehet Luizi teksa e shtyn pak në nerva e sipër. Pas kësaj Kiara i thotë Luizit dhe banorëve që është e shqetësuar, pasi dy njerëzit që ajo do më shumë aty brenda po zihen me njeri-tjetrin.

Më pas Kiara merr Luizin jashtë dhe diskutojnë për çfarë ndodhi. “Ti nuk njeh limite. Të kërkon tjetri ndjesë vazhdo ik përpara. Ke 10 banorë të tjerë për t’u marrë. Unë nuk e besova çfarë ndodhi, vetëm kur e pashë të dridhet. Kur e sheh në atë pikë ndalo!”, i tha Kiara-Luizit.

Kiarës nuk i ka pëlqyer aspak ngritja e tonit, ngritja e dorës dhe shtyrja e Luizit./orainfo

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer