E premte, 4 Tetor, 2024

Fadil Demaku publikisht demanton PDK’në në Drenas: Mos e keqperdorni emrin tim

Sot është mbajtur mbledhja e kryesisë së Degës së PDK’së në Drenas mes strukturave dhe nëndegëve, në pajtim me Statutin e PDK-së, shkruan portali rajoni.org.

Ramiz Lladrovci ka bërë të ditur në rrjetin social “facebook” së në këtë mbledhje janë themeluar Shtabi zgjedhor i Degës, shtabet e nëndegëve dhe janë emëruar koordinatorët nga dega për nëndegë.

Në mesin e të emëruareve është edhe Fadil Demaku, ish deputet i kuvendit të Kosovës.

Demaku, është caktuar nga Ramiz Lladrovci si udhëheqës i Sektorit për Koordinim me grupet e interesit (bizneset, sindikatat, komuniteti fetar;

Mirëpo menjëherë pas këtyre zhvillimeve ka reaguar ish deputeti Demaku përmes rrjetit social “facebook”.

Ai ka thënë së askush nuk e ka konsultuar.

“Askush nuk është konsultuar me mua për një gjë të tillë. Unë vërtetë jam me PDK-në dhe atë në kontinuitet prej kur është formuar. Gjithherë jam angazhuar për unitet dhe përfaqësim sa më të mirë. Gjë qe do ta bëj edhe në të ardhmen”, ka shkruar Demaku.

Tutje ai ka ka lutuar që të mos keqpërdoret emri i tij për qellime të caktuara dhe interesa grupore.

“… Nuk dua të më keqpërdorët emri për qëllime të caktuara dhe interesa grupore qofshin edhe brenda vet PDK-së. Nëse është e nevojshme që unë të jem pjesë e strukturave të tilla organizative së pari të më kontaktojnë kandidati ynë për Kryeministër z. Bedri Hamza dhe Kryetari Memli Krasniqi
Me respekt!”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer