Saturday, May 30, 2026

Familja Veseli i jep pritje dhe mbështetje Përparim Grudës

Kandidati për deputet nga PDK-ja me numër 4, Përparim Gruda, ka qëndruar tek familja e Kadri Veseli, duke vlerësuar kontributin e tij në luftën për liri dhe pavarësi.

Gruda tha se familja Veseli mbetet burim frymëzimi për ruajtjen e shpresës dhe besimit për një të ardhme më të mirë.

Postimi:

Në familjen e Kadri Veselit, luftëtarit që i tha stop shtypjes dhe bashkë me shokët e tij e ndryshuan Kosovën, ndërtuan dhe e realizuan ëndrrën për liri e pavarësi.

Familja Veseli mbetet përherë burim frymëzimi, për ta mbajtur gjallë shpresën, rezistencën dhe besimin për një të ardhme më të mirë.

PDK-ja është krenare me liderët e saj historik, me historinë e lavdishme të kontributit të jashtëzakonshëm për Kosovën.

Prandaj, ne kemi vizionin, projektin për ndryshimin që tash i duhet Kosovës. Bedri Hamza është Kryeministri që i duhet Kosovës.

#PDK125
#BedriHamza1
#PerparimGruda4
#stopkrizes

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer