Wednesday, May 27, 2026

Fatmir Limaj shkon për Bajram të nëna e Hashim Thaçit: Në sytë e një nëne që pret djalin e saj nga Haga, shihet malli, por mbi të gjitha krenaria

Kryetari i Nisma, Fatmir Limaj ka vizituar për festën e Bajramit, nënen e Hashim Thaçit. Ai është shprehur se tek nëna Hyrë, ka parë mall që pret djalin nga Haga, por edhe krenari.

E plotë:

Në këtë ditë të shenjtë të Bajramit, vizita te nana Hyrë dhe familja e mikut tim Presidentit Hashim Thaçi ishte vizitë te qëndresa, krenaria dhe atdhedashuria.

Në sytë e një nëne që pret djalin e saj nga Haga, shihet malli, por mbi të gjitha krenaria për rrugën dhe sakrificën e tij për Kosovën.

Nana Hyrë qëndron e fortë, ashtu siç kanë qëndru gjithmonë nanat shqiptare, me zemër të madhe dhe besim të palëkundur.

Lusim Zotin që festat e ardhshme t’i presim bashkë me bashkëluftëtarët tanë që padrejtësishtë gjinden në Hagë

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer