E premte, 3 Maj, 2024

FC Prishtina 01 është në mesin e 16 ekipeve më të mira të Ligës së Kampionëve, dalin në shitje biletat

Kampioni i Kosovës në futsall FC Prishtina 01, do të përballen me klube të mëdha si Benfica (Porugali), Kairat Almaty (Kazakistan) dhe Doboveci (Slloveni).

Të enjten dalin në shitje biletat, ku do të mund t’i blini në tri vende: New Born, Babel Caffe dhe në Sheshin e Prishtinës (afër Ministrisë së Kulturës, Rinis dhe Sportit).

Ndeshja e parë fillon në ora 17:00, ndeshja  dytë në ora 20:00. Çmimi i biletave është 3 euro.

Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve nga 29 nëntor deri më 3 dhjetor do të zhvillohet kjo ngjarje ndërkombëtare dhe me pranin tuaj, kjo do të jetë madhështore.

“Ju ftojmë që të jeni në numër sa më të madh për këtë ngjarje, pasi pa ju sukseset tona nuk kanë kuptim”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer