E hënë, 20 Maj, 2024

Ferit Idrizi ia kthen borxhin kandidatit për asamble, e ‘rehaton’ në një pozitë të përshtatshme! [DOKUMENT]

Komuna e Vushtrrisë ka punësuar si zyrtar për komunitete dhe mundësi të barabarta, Berat Maxhunin, e cila është e afërt me partinë në pushtet atje. Maxhuni ishte kandidate për asambliste nga radhët e KDTP’së, në zgjedhjet lokale të 2021, shkruan portali rajoni.org.

Konkursi i hapur nga pushteti i Idrizit i siguroi një vend punë anëtarit të partisë KDTP, parti e cila anisë nuk ka asnjë asamblist në kuvendin komunal të Vushtrrisë, e njëta po vazhdon të jetë partnere e ‘zonja’ duke mbajtur një drejtori (bujqësisë) dhe duke punësuar militant të saj.

Portali rajoni.org ka siguruar vendimin nga ky konkurs, ku Maxhuni doli e para.

Kush është Berat Maxhuni?

Berat Maxhuni, është emër i njohur për Vushtrrinë. Maxhuni ishte kandidate për asamble komunale nga radhët e partisë turke [KDTP], zbulon portali rajoni.org.

Në zgjedhjet lokale të mbajtura në vitin 2021, ai mbante numrin 103, por që nuk kishte arritur të merrte vota të mjaftueshme për të siguruar një ulëse.

Maxhuni në bazë të fotove që janë postuar në “Facebook” shihet se ka pasur mbështetje të fortë për Idrizin e PDK’së.

Ai nuk ia doli të hyj në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, megjithatë atij “iu bë” një vend punë në këtë Komunë.

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer