E shtunë, 27 Korrik, 2024

Ganimete Musliu udhëton drejt Gjermanisë, do t’i nënshtrohet një operimi në zemër

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu do t’i nënshtrohet një operimi në zemër në Gjermani.

Reporteri.net merr vesh se deputetja ka udhëtuar drejt Gjermanisë ku dhe do të kryejë operimin në valvulat e zemrës.

Shërim të shpejtë Musliut i ka uruar edhe deputetja nga radhët e kësaj partie, Ariana Musliu Shoshi.

Kjo e fundit ka publkuar një fotografi së bashku me Musliun në Instagram.

“Shërim të shpejtë mikja ime Ganimete Musliu. Të presim edhe më të fortë”, ka shkruar Musliu-Shohi.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer