E shtunë, 27 Korrik, 2024

Gjakovë: Nëna e dehur ushtron dhunë ndaj fëmijëve, përfundon në pranga të Policisë

Jo rrallëherë fëmijët keqtrajtohen nga prindërit e tyre, të cilët përveç ushtrojnë dhunë fizike dhe psikike ndaj tyre. Në shumicën e këtyre rasteve, viktima janë fëmijët e vegjël, por ka raste kur e pësojnë edhe foshnjat. Një ngjarje e tillë ka ndodhur së fundmi në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se një grua po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj dy fëmijëve të saj, 9 dhe 15-vjeçar, në shtëpinë e tyre në rrugën “Dëshmorët e Dujakës”, të dielën në mbrëmje.

Sipas informacioneve që ka Sinjalin, e dyshuara Xh.Q., derisa ishte në gjendje të dehur, para fëmijëve të saj e kishte hedhur një gotë në tokë, e cila u thye dhe për pasojë njëri prej fëmijëve pësoi lëndime trupore.

Përballë kësaj situate mjaft të rëndë dhe të frikshme për fëmijët, rasti është denoncuar në Polici, me ç’rast e dyshuara është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Ndaj saj, Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhër për ndalim policor dhe ndaj saj është iniciuar rasti si “Dhunë në familje”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer