Tuesday, May 26, 2026

Gjeneral Bashkim Jashari bën thirrje për paqe, solidaritet dhe unitet me rastin e Kurban Bajramit

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka uruar të gjithë pjesëtarët e FSK-së, qytetarët e Republikës së Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë të besimit mysliman me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Në urimin e tij, Jashari ka shprehur dëshirat më të përzemërta për paqe, mirësi dhe begati në familjet e të gjithëve, duke theksuar rëndësinë e kësaj feste si moment reflektimi dhe bashkimi.

“Kjo festë e veçantë na kujton rëndësinë e solidaritetit, respektit dhe përkushtimit ndaj njëri-tjetrit, vlera këto që na bashkojnë si shoqëri dhe na forcojnë si shtet”, thuhet në urim.

Ai ka uruar shëndet, harmoni dhe lumturi, duke shpresuar që fryma e Kurban Bajramit të sjellë më shumë mirëkuptim, unitet dhe optimizëm për të ardhmen.

“Gëzuar Kurban Bajramin!”, ka përfunduar urimin Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer