Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan, sot ka shpallur rezultatet përfundimtare për kandidatët fitues në pozita të ndryshme në disa shkolla. Në këto konkurse janë pranuar persona të shumtë, mirëpo 10 kandidatë të punësuar në pozita për mësimdhënës, raportohet se janë familjarë të zyrtarëve të Vetëvendosjes.
Konkursi ishte hapur me 3 korrik të këtij viti, për mësimdhënës në 48 shkolla të Gjilanit. Sot janë shpallur rezultatet përfundimtare ku janë zgjedhur kandidatët fitues.
Ndërkohë faqja lokale ‘Gjilani Hashtag’ ka raportuar se kandidatët e pranuar janë persona të afërt me Alban Hysenin e zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas “Gjilani Hashtag”, Vlora Nuhiu, e cila është pranuar në SHFMU ‘Selami Hallaqi” është kunata e Drejtorit të DKA’së, Shpend Nuhiut.
Ndërsa e pranuara tjetër Donika Ukshini, raportohet se është vajza agjës, së Ardita Ukshini.
Në listë është edhe Valdrina Iseni, e cila raportohet se është kunata e kryetarit Alban Hyseni.
Tutje, Bleona Arifi, Aktiviste e Vetëvendosjes.
Tuba Pajaziti, shoqe e Arianit Sadikut, asamblist i Vetëvendosjes.
Mile Kastrati, raportohet të jetë balldëzka e Drejtorit të DKA’së, Shpend Nuhiut. Laura Sylejmani, Kunata e Arijanit Sadikut, ish-kryesues i Kuvendit Komunal të Gjilanit, njëherësh zyrtar i lartë i VV-së në Gjilan.
Floresë Zeqiri, thuhet se është mbesa e burrit të deputetes, Arijeta Rexhepi.
Tutje e punësuar është edhe Mimoza Alidemi, e cila raportohet se është balldëska e deputetit Luan Aliu.
Si dhe është punësuar edhe Ajshe Berisha, që sipas Gjilani Hashtag është gruaja e fotografit të kryetarit Alban Hyseni.
Gazeta Insajderi ditë më parë, ka dërguar pyetje në komunën e Gjilanit, dhe Drejtorinë e Arsimit në Gjilan, lidhur me këto punësime, por të njëjtit, nuk janë përgjigjur deri më tani.