E enjte, 25 Prill, 2024

Gruaja e rrah me taka burrin, 44-vjeçari kërkon ndihmë në Polici

Rastet e dhunës në familje janë të shpeshta në vendin tonë, por rrallë ndodh që viktima të jenë burrat, pasi janë gratë ato që përjetojnë dhunë qoftë nga bashkëshortët apo edhe pjesëtarët e tjerë të familjes. Por ndryshe ka ndodhur së fundmi në një familje në Rahovec, ku një 44-vjeçar ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi dyshohet se është sulmuar nga gruaja.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bazuar në dëshminë e burrit, rasti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, kur e dyshuara, gruaja e tij 30-vjeçare e ka rrahur atë, duke i shkaktuar lëndime trupore, pas një mosmarrëveshje që patën mes vete.

Mësohet se motivi i rastit dyshohet të jetë një zënkë momentale që eskaloi deri në atë pikë sa gruaja iu vërsul burrit duke e sulmuar me taka. Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur ta njoftojë Policinë për dhunën që ka përjetuar.

Si rezultat i raportimit të rastit, e dyshuara është shoqëruar në stacion për intervistim, ku ka rrëfyer versionin e saj të ngjarjes që kishte ndodhur.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj saj kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer