E shtunë, 20 Prill, 2024

Gruaja nga Shqipëria e kërcënon në Instagram policin e Kosovës, ai e denoncon rastin

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kanosje serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shumë herë ka ndodhur që kërcënimet t’i pranojnë edhe përmes telefonit e rrjeteve sociale, duke i detyruar kështu që t’i denoncojnë këto raste që ua vështirësojnë punën e ua rrezikojnë jetën, raporton Gazeta Sinjali.

Me një rast të tillë është përballur një zyrtar policor në Vushtrri, i cili e ka raportuar rastin gjatë ditës së djeshme, me ç’rast ka nj

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se polici në fjalë (emër i njohur për redaksinë), ka pranuar mesazhe kërcënuese e fyese nga një grua, përmes rrjetit social ‘Instagram’.

Për motive akoma të panjohura, e dyshuara, B.K., e cila është nga Shqipëria e ka kanosur policin, me të cilin nuk dihet se çfarë raporti kanë apo kanë pasur në të kaluarën.

Sinjali mëson se kjo situatë i ka shkaktuar shqetësim policit, i cili ka vendosur që të raportojë atë që ka ndodhur, me ç’rast ka deponuar dëshmi lidhur me këtë rast të kanosjes.

Pas përfundimit të procedurave policor, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të nisin hetimet për veprën penale “Kanosje”, kurse veprimet e tjera të merren pasi të sigurohet prezenca e të dyshuarës.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer