E shtunë, 9 Nëntor, 2024

Guardiola në telashe: Kam vetëm 13 futbollistë në dispozicion

Manchester City u eliminua dje nga Carabao Cup pas humbjes 1-2 ndaj Tottenham.

Por problem më i madh për trajnerin Pep Guardiola është fakti se ai nuk ka shumë lojtarë në dispozicion.

Ai tha se ka vetëm 13 lojtarë të ekipit të parë në gatishmëri për ndeshjen e radhës në Premier League.

Tashmë pa Kyle Walker, Rodri, Oscar Bobb, Jeremy Doku, Kevin De Bruyne dhe Jack Grealish, të dëmtuar trajneri i detyrua të shohë edhe dy dëmtime të tjera.

Manuel Akanji u tërhoq pak përpara fillimit të ndeshjes, ndërsa Savinho u detyrua të largohej me barelë në pjesën e dytë.

“Ne kemi 13 lojtarë të disponueshëm kështu që jemi në vështirësi reale. Djemtë që po luajnë i përfundojnë shumicën e ndeshjeve me probleme. Do të shohim se si do të rikuperohen. Sot do të kem në dispozicion vetëm dy portierë dhe Erling Haaland për stërvitje, pjesa tjetër…”, tha Guardiola.

“Jemi në vështirësi. Në nëntë vite këtu nuk më ka ndodhur kurrë kjo situatë me kaq shumë lëndime, për shumë arsye. Do të përpiqemi të rikuperojmë sa më shumë në një kohë të shkurtër. Do të aktivizojmë sërish lojtarët e Akademisë, por ju garantoj se do të shkojmë në Bournemouth për të konkurruar”, tha Guardiola.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer