E mërkurë, 21 Shkurt, 2024

Guimaraes i Newcastle-s: Jam i zhgënjyer

Braziliani Bruno Guimaraes e ka pranuar së është i zhgënjyer me paraqitjet e tij dhe rezultatet e arritura me Newcastle këtë sezon të garave.

Mesfushori brazilian thotë se ka pritur më shumë në aspektin personal, por edhe me skuadrën angleze.

 “Ne luajmë dy ose tre ndeshje pothuajse të përsosur dhe më pas dy ose tre ndeshje të tmerrshëm. Jam shumë i lodhur dhe i zhgënjyer”, ka thënë Guimaraes.

“Kam dhënë gjashtë asistime këtë sezon, që është një numër i mirë, por duhet të bëj më mirë, si dhe të shënoj gola”.

“Sidoqoftë, sezoni ishte ndryshe dhe lëndimet gjithashtu na krijuan probleme”, ka theksuar braziliani.

Ai shpreson se Newcastle do të rigjejë formën e tyre të mirë në pjesën e mbetur të këtij sezoni.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer