E enjte, 28 Mars, 2024

Hajni plaçkit një grua në parkingun e ‘Albi Mall’, ia merr kuletën me para e dokumente

Rastet e grabitjeve e të vjedhjeve po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që siguria për të lëvizur edhe në hapësirat publike po rrezikohet. Ndër rastet e shpeshta të grabitjeve janë gjësendet me vlerë, si stolitë e arit, telefonat e çantat e krahut që hajnat arrijnë t’i kapin nga qytetarët nëpër rrugë, raporton Gazeta Sinjali.

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur dje pasdite në parkingun e qendrës tregtare ‘Albi Mall’ në Prishtinë, ku një person i panjohur deri më tani, dyshohet se ka plaçkitur një grua.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur derisa 53-vjeçarja ishte brenda veturës së saj, kur në një moment i dyshuari ka hapur derën e veturë dhe ia ka marrë çantën e krahut.

Bazuar në dëshminë e viktimës, brenda çantës ajo kishte kuletën me dokumentet personale dhe një shumë të konsiderueshme parash. Sipas saj, i dyshuari menjëherë pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur me një veturë, targat e së cilës dyshohet të jenë të vjedhura.

Sinjali mëson se tashmë edhe Prokurori i Shtetit është vënë në dijeni për raportimin e këtij rasti dhe ka dhënë urdhër që të nisin hetimet për veprën “Vjedhje grabitqare”, derisa veprimet e tjera do të ndërmerren posa të kapen të dyshuarit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer