Saturday, April 18, 2026

Shembull i mirë: Xhemati i Xhamisë së Çirezit nis renovimin me vetiniciativë

Xhemati i xhamisë së fshatit “Çirez” ka filluar me vetiniciativë renovimin e xhamisë dhe rregullimin e oborrit të saj. Besimtarët dhe banorët e fshatit po kontribuojnë vazhdimisht për ta përmirësuar këtë objekt fetar.

Përveç renovimit të brendshëm dhe të jashtëm, në xhami ka filluar të realizohet edhe kaligrafia, e cila pritet t’i japë një pamje më të bukur dhe më të veçantë hapësirës së faljes.

Nga xhamia është shprehur falënderim për të gjithë kontribuesit e deritanishëm, ndërsa janë ftuar edhe të tjerët që dëshirojnë të ndihmojnë, duke theksuar se kontributet janë të mirëseardhura.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer