Ka përfunduar ceremonia e rivarrimit të Sinan Dautit, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Rivarrimi i eshtrave të 9-vjecarit është bërë në Prekaz të Skenderajt.
Në ceremoni kanë marrë pjesë shumë qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale.
Sinan Dauti ishte vetëm 9 vjeç kur u plagos rëndë nga forcat serbe më 9 prill 1999.
Dy ditë më vonë ndërroi jetë nga plagët e marra në Spitalin e Mitrovicës.
Gjyshja e tij e kishte dërguar në Spitalin e Mitrovicës për shërim.
Nga ky koment familja e tij nuk kishte pasur më asnjë informacion për fatin e tij.