Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili sot shkroi për marrëveshjen e vitit 2013 të nënshkruar nga Hashim Thaçi, Ivica Daçiq, dhe më pas të vitit 2015 nga Isa Mustafa dhe Aleksandër Vuçiq.
“Nga Negociatat për Njohje të Ndërsjellë te Dorëzimi i Autonomisë. Postimi i fundit i kryeministrit lidhur me marrëveshjet e kaluara është “hedhje hi syve” për qytetarët. Marrëveshja e vitit 2015 është bërë në dakordim me miqtë dhe ka siguruar dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të çdo drafti të asociacionit. Ndërkaq, marrëveshja e Kurtit e vitit të kaluar në Bruksel dhe Ohër e përmban autonominë për serbët”, shkroi Hoti në Facebook.