E shtunë, 27 Korrik, 2024

Hovenier reagon pas sanksionimit të Nexhat Krasniqit

Departamenti amerikan i Shtetit ka vendosur në listën e sanksioneve Nexhat Krasniqin, shefin aktual të prokurimit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për shkak të përfshirjes në korrupsion të madh.

Pas kësaj ka reaguar ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Jeff Hovenier, ai ka thënë se ky njoftim nga Amerika tregon se sa me seriozitet e trajtojnë çështjen e korrupsionit.

“Ky njoftim rikonfirmon seriozitetin me të cilin Shtetet e Bashkuara i trajtojnë çështjet e korrupsionit. Ne do të vazhdojmë të përdorim të gjitha mjetet në dispozicion për të promovuar llogaridhënien dhe për të penguar sjelljen e ardhshme kriminale duke mbështetur institucionet e Kosovës për sundimin e ligjit’ ka shkruar Hovenier në “Twitter”.

Po ashtu, nën sanksione janë vendosur edhe fëmijët e Krasniqit, Aulona dhe Olti Krasniqi të cilëve po ashtu nuk do t’iu lejohet hyrja në SHBA.

Në vitin 2015, Krasniqi u dënua me 26 muaj burgim pasi u gjet fajtor për keqpërdorim të detyrës zyrtare në rastin e Parkut të Biznesit në Drenas.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer