Mats Hummels do të jetë lojtari më i ri i Romës.
Siç ka bërë të ditur eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, klubi italian dhe mbrojtësi gjerman kanë arritur marrëveshje për transferimin e tij në kryeqytetin italian,.
Ish-mbrojtësi i Dortmundit do të udhëtojë sot në Itali për t’i përfunduar testet mjekësore.
Ai do të nënshkruajë kontratë me klubin italian deri në vitin 2025, ku pritet ta marrë një pagë prej 2 milion eurosh në sezon.
35-vjeçari është lojtari i ri që nga 1 korriku i këtij viti, pasi përfundoi kontratën me Dortmundin.