E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Hyn në Kosovë kamioni i parë me mallra serbe

Në Merdarë ka nis zbatimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndryshimin e masës për mallrat serbe.

Kamioni i parë me produkte serbe në kontrollë nën përcjelljen e Policisë dhe Doganës së Kosovës tashmë ka hyrë përmes pikëkalimit në Merdarë.

Ndryshe, nga sot, përmes pikës kufitare të Merdarës mund të hyjnë mallra serbe, por për hyrje të tyre do të ketë kontrolle të shtuara dhe të detajuara nga Dogana e Kosovës, raporton Tëvë1.

Kështu ka kërkuar Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës gjatë së hënës. I pari i Qeverisë, Albin Kurti ka thënë se kjo masë e ndryshimit është e mjaftueshme për proceset e ditëve në vijim dhe e njëjta është biseduar me Bashkimin Evropian dhe Gjermaninë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer