E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Hysni Gucati u përgjigjet kërkesave të veteraneve, zyrtarizon Kandidaturën për Kryetar të OVL-UÇK-së

Pasi është mbajtur Takimi i Këshillit Drejtues të Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është miratuar Rregullorja për organizimin e zgjedhjeve brenda OVL-UÇK-së, dhe së shpejti do të shpallën zgjedhjet në këtë Organizatë, e cila me aq sa ka mundësi e hapësirë ligjore është duke i mbrojtur të drejtat e veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe vlerën e Luftës së lavdishme çlirimtare UÇK.

Pas shumë konsultave dhe kërkesave të shumta nga degët e OVL-UÇK-së, z. Hysni Gucati ka shpallur kandidaturën për Kryetar në mandatin e radhës.

Hysni Gucati ka qenë pjesëtar i orëve të para në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operativë të Drenicës, i cili edhe mori plagët e lirisë në beteja që zhvilloheshin në mes forcave serbe dhe atyre çlirimtare. Hysi njihet edhe si çlirimtarë i vijave të para të frontit.

Hysni Gucati për disa vite me radhë e ka udhëhequr OVL-UÇK në Skënderaj, kurse në zgjedhjet e fundit me shumicën absolute të votave ishte zgjedhur Kryetar i OVL të UÇK-së.

Hysni Gucati, ishte, është dhe do të mbetet gjithnjë në mbrojtje të vlerave të Luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke qenë gjithnjë në shërbim të pjesëtarëve të UÇK-së.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer