Monday, June 1, 2026

Hysni Mehani dhe Glauk Konjufca pritën nga banorët e Prekazit

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje me numër 99, Hysni Mehani, ka zhvilluar sot një vizitë në Prekaz së bashku me Glauk Konjufca, ku kanë qëndruar në konakun e familjes Maliqi, objekt që gjatë luftës kishte shërbyer si bazë e UÇK-së.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mehani ka theksuar se nga Prekazi është konfirmuar mbështetja për Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e 7 qershorit, duke shprehur bindjen se rezultati i kësaj date do të jetë edhe më i fuqishëm se ai i 28 dhjetorit.

“Sot në Prekaz, bashkë me Glauk Konjufcën në konakun e familjes Maliqi që dikur ishte bazë e UÇK-së, konfirmuam se 7 qershori do të jetë edhe më fuqishëm se 28 dhjetori”, ka shkruar Mehani.

Postimi:

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer