Friday, May 15, 2026

Hysni Mehani pas incidentit: Fëmijëve i them që më ra topi në kokë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosja në Skënderaj, Hysni Mehani, ka folur për sulmin që sipas tij i ka ardhur nga Sami Lushtaku.

Ai u shpreh se familja e tij është në panik për këtë ngjarje dhe akuzoi sërish kryetarin e kësaj Lushtakun.

“Familja ime është në panik. Nuk ka një qëndrim që dikush duhet të na japë. Po mundohem ta qetësojë familjen time. Lëndimet që kam marrë unë janë të parëndësishme para familjes. Mendjen e kam te fëmijët. I kam thënë që kam goditur kokën me top, por ata nuk e besojnë. Qyteti jonë, është një prej qyteteve më bujare dhe e gatshme të sakrifikojë. Çfarë të presim nga një drejtësi ku nuk e kanë thirrur akoma z.Lushtakun?!”, ka deklaruar ai.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer