E diel, 5 Maj, 2024

I publikuan foton ku shihet me fëmijët, reagon aktorja e njohur

ktorja e ‘Gossip Girl’, e martuar me Ryan Reynolds, me të cilin ka 4 fëmijë, nuk i ka publikuar kurrë ata, pavarësisht se është ndjekur shpesh nga paparacët.

Revistat dhe mediat amerikane duket se e kanë respektuar zgjedhjen e saj, duke i mbuluar fytyrat e fëmijëve, por kjo nuk mund të thuhet për revistën italiane ‘Chi’, që nuk e ka menduar dy herë për të publikuar foton e Blake me vajzat e saj në Capri.

Reagimi i aktores nuk vonoi. Ajo është përgjigjur menjëherë e revoltuar revistës ‘Chi’.

Faqja e revistës së drejtuar nga Alfonso Signorini, e fshiu postimin disa orë pas paralajmërimit të Blake.

 

 

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer