Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar lidhur me situatën e mbrëmshme në Skenderaj dhe deklaratën e Bedri Hamzës.
Ai thotë se pajtohet plotësisht me Hamzën se policia nuk duhet të instrumentalizohet për qëllime politike.
Megjithatë, Mushkolaj kritikon faktin se kryetari i PDK-së ende nuk ka thënë asnjë fjalë për dhunën që, sipas tij, një zyrtar i rëndësishëm i PDK-së dhe kryetar komune ka ushtruar ndaj një oponenti politik në Skenderaj.
Sipas Mushkolajt, dhuna duhet të dënohet dhe nuk duhet të normalizohet.
Postimi:
Bedri Hamza paska reaguar për situatën e mbrëmshme në Skenderaj. Pajtohem me të absolutisht: policis s’duhet të instrumentalizohet për qëllime politike.
Vetëm se kryetari i PDK’së ende nuk e ka thënë asnjë fjalë për dhunën që një zyrtar shumë i rëndësishëm i partisë së tij dhe kryetar komune ka përdorur ndaj një oponenti politik atje.
Dhuna duhet dënuar, jo normalizuar.
A ki me thonë najsen, Bedri?