Thursday, May 14, 2026

Incidenti në Skenderaj, po intervistohen të dyshuar e dëshmitarë

Lidhur me incidentin mes Sami Lushtakut dhe Hysni Mehanit që ka ndodhur sot, më 14.05.2026, në Skenderaj, Prokuroria e Mitrovicës është duke intervistuar persona të dyshuari dhe dëshmitarë.

Kryetari i degës së LVV-së në Skenderaj dhe zëvendësministri në detyrë i Financave, Hysni Mehani, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.

Ndërsa, në një postim në profilin e tij në Facebook, Sami Lushtaku pretendon se ka pasur tentime që ta sulmojnë sot nga Lëvizja Vetëvendosje dhe qytetarët kanë reaguar.

Në lidhje me rastin, KALLXO.com ka kontaktuar zëdhënësin e Prokurorisë së Mitrovicës, Valon Pretenin.

Preteni tha se në lidhje me rastin janë duke u intervistuar persona të dyshuar dhe dëshmitarë.

“Po intervistohen të dyshuar dhe dëshmitarë në lidhje me rastin. Nuk kam ende të dhëna se kush janë të dyshuarit. Prokurorja është në stacion policor në Skenderaj. Atje janë duke u zhvilluar procedurat e hetimit të rastit” – tha për Kallxo.com zëdhënësi i Prokurorise se Mitrovicës, Valon Preteni.

Për shkak të lëndimeve të pësuara në incidentin që raportohet të ketë ndodhur në një kafene në Skenderaj, Hysni Mehani është dërguar për trajtim në Spitalin e Mitrovicës.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer