Tuesday, May 12, 2026

Infermieri Nexhat Ahmeti, shembull i punës dhe i përkushtimit ndaj pacientit në Emergjencën e QKMF’së në Skenderaj

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve, në një ceremoni të organizuar nga Komuna e Skenderajt, iu nda mirënjohje infermierit Nexhat Ahmeti, infermier në shërbimin e urgjencës në QKMF Skenderaj, në shenjë vlerësimi për kontributin, përkushtimin dhe angazhimin e tij profesional në shërbim të qytetarëve.

Kjo mirënjohje vjen si rezultat i punës së palodhshme, përgjegjësisë së lartë profesionale dhe përkushtimit të vazhdueshëm që ai ka dëshmuar ndër vite në ofrimin e kujdesit shëndetësor, veçanërisht në situata emergjente, duke qenë gjithmonë në shërbim të pacientëve me profesionalizëm dhe humanizëm.

Në këtë ditë të veçantë, u vlerësua roli i pazëvendësueshëm i infermierëve në sistemin shëndetësor, si dhe kontributi i tyre i çmuar në ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të komunitetit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer