Familja Rexhaj nga fshati Vjanik i Skënderajt me një postim në rrjetin social “facebook” ka bërë thirrje për ndihmë për anëtarin e tyre të familes, veteranin e UÇK-së, Liridon Rexha, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan rajoni.org.
Pas një trajtimi 3-mujor në Shqipëri, analizat e fundit kanë treguar se mjekimi nuk ka dhënë rezultat. Edhe pse janë shpenzuar shumë para, gjendja e tij nuk është përmirësuar.
Tani, mjekët kanë kërkuar që ai të vazhdojë mjekimin në Turqi, ku ka filluar hapat e parë. Por ky mjekim i ri kushton shumë dhe familja nuk mund ta përballojë vetë.
Sipas familjes, ndihma nga shteti mbulon vetëm një pjesë të vogël të shpenzimeve, kryesisht për operacionin, ndërsa pjesa tjetër për kontrolle dhe mjekim mbetet e pambuluar. Shuma totale që nevojitet mund të arrijë rreth 200 mijë euro.
Familja falënderon të gjithë që kanë ndihmuar deri tani, por për shkak të kostove të larta, kërkojnë sërish ndihmë.
Ata bëjnë thirrje që ky apel të shpërndahet sa më shumë, pasi çdo ndihmë është e vlefshme.
Të dhënat për donacione:
👉 Linku: https://gofund.me/97126ebf8
Brenda Kosovës
Banka: Raiffeisen Bank Kosovo
Përfituesi: Liridon Rexha
Nr. i llogarisë: 1503050000509613
Nga diaspora (IBAN / SWIFT)
IBAN: XK05 1503 0500 0050 9613
SWIFT/BIC: RBKOXKPR
Kontakt:
+383 44 860 485
Postimi: