Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Shkëmb Manaj, ka vlerësuar mbështetjen e qytetarëve të Istogut për LDK-në, duke e cilësuar këtë komunë si “zemrën e rugovizmit”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manaj ka shprehur bindjen se LDK-ja do të shënojë fitore të madhe në zgjedhjet e 7 qershorit.
“Istogu mbetet zemra e rugovizmit! Fitorja jonë më 7 qershor do të jetë historike!”, ka shkruar Manaj.