Të fundit:

Edukimi medial nevojë e domosdoshme në shkolla

Në kohën kur shoqëria jonë bëhet gjithnjë e më...

E dhimbshme: Humb jetën në QKUK gruaja që u rrëzua aksidentalisht para 1 jave në një lokal

Pas disa ditësh trajtim në Qendrën Klinike Universitare të...

Në QKMF të Drenasit u punësua edhe motra e zyrtarës se kabinetit të Ramiz Lladrovcit!

Si të i punësojmë familjarët? Këtë pyetje si duket...
- Advertisement -

“Ja kena me marrë na tokën, ja kanë me t’marrë plumbat”/ Dy persona kërcënojnë 45-vjeçarin

- Advertisement -

Zënkat e mosmarrëveshjet për prona në vendin tonë janë shumë të shpeshta. Në to zakonisht përfshihen familjarë e fqinj dhe në shumë raste eskalojnë në të shara, kërcënime, sulme fizike e shpesh edhe tragjikisht, raporton Gazeta Sinjali.

Në një ngatërresë shkaku i një toke, janë futur edhe tre persona në fshatin Rrypaj të Gjakovës.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se dy persona kanë kanosur seriozisht një 45-vjeçar, të cilit ia kanë bllokuar rrugë me ekskavator, duke mos e lënë që të kalojë.

- Advertisement -

Përballë kësaj situate, viktima ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se të dyshuarit të cilët janë nga e njëjta familje, e kanë kërcënuar se ose do e marrin ata tokën, ose do e marrin plumbat atë. Bazuar në dëshminë e 45-vjeçarit, të dyshuarit kanë kërcënuar se ajo tokë s’do i duhet askujt, nëse nuk e marrin ata.

Si rezultat i denoncimit, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit policor dhe të njëjtit të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura

- Advertisement -