E shtunë, 28 Dhjetor, 2024

Ja kur pritet të ekzekutohen pagat për sektorin publik dhe shtesat për fëmijët e pensionistët

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se sot po provojnë që të bëjnë ekzekutimin e pagave dhe shtesave për fëmijët e pensionistët.

Ai tha se pagat pritet të dalin sot dhe po ashtu edhe shtesat pritet të dalin sot pasdite.

“Kemi bërë përgatitjet e nevojshme dhe edhe mjetet përkatëse janë ndarë tashmë dhe jemi duke bërë përgatitje, pra listat janë përgatitur që të provojmë që gjatë ditës sot të bëhet edhe ekzekutimi i këtyre shtesave. Pra, përveçse pagat të cilat sot pritet të ekzekutohen për sektorin publik pritet pasdite që të bëhet edhe ekzekutimi i shtesave për fëmijë dhe pensionistë”.

Qeveria tha se mbrëmë në një mbledhje elektronike shtesat prej 100 euro për pensionistët e fëmijët, Qeveria i ka ndarë paratë në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer