E hënë, 7 Tetor, 2024

“Ja nisi punës hale pa dal konkursi”, Pushteti në Drenas vazhdon të i ‘mbysë’ shpresat e kandidatëve! [FAKTE]

Blerim Berila është njeri nga punësimet e fundit të Komunës së Drenasit, zbulon portali rajoni.org.

Së konkurset bëhen sa për sy e faqe në Drenas dhe së i punësuari dihet ende pa u shpallur vendi i punës e dëshmon edhe vendimi për punësimin e Blerim Berilës si inspektor në këtë qytet.

LEXO EDHE: ‘Pazar’ qe u dekonspirua në Drenas | Drejtori “punëson” bashkëshortën e djalit të axhës në shkollen qe vetë e udhëheq

Vendimi për punësimin e tij është marrë më [v.j. 9 nëntor 2023 ] nga Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, dikaster ky që merret me konkurset publike në Drenas.

Blerimi do të punoj tani si inspektor i mbrojtjes së mjedisit, pozite nga e cila do të marrë pjesë në komisionet për hartimet e planeve të PLMV-së dhe Rregullore Komunale, do ta beje shqyrtimin e kërkesave të banorëve nga lëmia e mjedisit rreth ndotjes,  do të inspektoj ujërat e zeza (kanalizimeve) sipas kërkesave dhe detyrës zyrtare, do të inspektoj gurëthyesit dhe shfrytëzimin ilegal të zhavorit….

Edhe pse u pranua para dy javesh, mirëpo si duket Berila në këtë drejtori, këmbët i kishtë futur sëpaku 5 muaj para së të hapej konkursi, gjë që e dëshmojnë dhe fotografitë e mëposhtëm.

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer