Ka ndërruar jetë papritmas ish ushtari i UÇK-së, Xhevdet Ajeti, nga Skenderaj, shkruan rajoni.org.
Kur u dha kushtrimi për luftë, Xhevdeti iu përgjigj thirrjes duke u bashkuar në radhët e UÇK-së, ku dha kontribut të çmuar për çlirimin e vendit.
Për një kohë, ai jetontë dhe punontë në Gjermani, duke u përkushtuar ndaj familjes së tij.
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë familja Ajeti, përmes rrjetit social “facebook”.
“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë shok, miq dhe dashamirë, se papritmas ndërroj jetë më i dashuri jonë Xhevdet Ajeti.
Për ceremoninë e varrimit ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.