Kryetarja e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Egzona Tërdevci, së bashku me kandidatët për deputetë Filloreta Bujupi, Osman Musliu dhe Enver Dugolli, kanë vizituar zjarrfikësit e Drenasit në ditën e festës së Kurban Bajramit.
Ajo ka thënë së përmes kësaj vizite, shprehën mirënjohje për përkushtimin dhe shërbimin e palodhur të zjarrfikësve ndaj qytetarëve dhe komunitetit.
Postimi:
Ditën e nisëm me një vizitë tek ata që janë gjithmonë në detyrë, zjarrfikësit e Drenasit.
Së bashku me kandidatët për deputetë nga Qendra jonë, Filloreta Bujupi, Osman S. Musliu dhe Enver Dugolli, vizituam zjarrfikësit e Drenasit, të cilëve ua shprehëm mirënjohjen tonë të thellë për përkushtimin dhe shërbimin e tyre të palodhur ndaj komunitetit.
Me këtë rast, ua uruam edhe festën, duke u dëshiruar shëndet, suksese dhe sa më shumë ditë të qeta në kryerjen e detyrës së tyre fisnike.