E shtunë, 20 Prill, 2024

“Kaos e kacafytje” Si po keqpërdoren ndihmat në Komunën e Skenderaj!

Komuna e Skenderajt nëpërmjetë faqes zyrtare në facebook ka njoftuar se sot kanë ndihmuar ndihmuar familjet me vështirësi ekonomike si dhe familjet e prekura nga vërshimet me pajisje elektrike shtëpiake si dhe me pako ushqimore, shkruan portali rajoni.org.

Por çka fshihet prapa ketyre ndihmave?

Asamblisti i PDK në këtë qytet në kushte anoninimiteti ka folur për portalin rajoni.org, duke treguar për keqperdorimet qe po bëhen tash e dy muaj në këtë qytet.

Ai, ka thënë se keqperdorime të ndihmave ka
pasur edhe gjatë vershimeve dhe tani në këto qe u ndanë sot.

“Krejt menaxhimin e tyre po e bënë drejtoresha dhe Artan Ferizi anëtar i PDK’se, i sapo punësuar i cili u avancua direkt në pozite. Ata, tani ndihmat po i jepin me kompenzim për të përgaditur figurën e njërit nga ta (e ditur për redaksin e rajonit), qe do jetë në zgjedhjet qendore; kandidat/e për tu bërë pjesë kuvendit të Kosovës”, vazhdon me tregimin asamblisti në fjale.

LEXO EDHE: Pushteti i Fadil Nurës rehaton edhe një tjetër kandidat të PDK’së për asamble të Skenderajt

Sipas asamblistit në fjale këto ndihma po u ndahen përsonave pa pasur nevoj për këto ndihma ose i njejti person po perfiton nga dy apo tre pako të ndihmave.

Se ka pasur keqperdorime të ketyre e tregojnë edhe faktet, pasi qe deri tani Komuna e Skenderajt ka qenë jo transparente në shpërndarjen e këtyre ndihmave duke mos publikuar asnjë të dhënë apo listë se kush janë përfituesit.

Shkak i mosmenaxhimit të mirë dhe keqperdorimeve, Rajoni.org mëson ekskluzivisht se sot ka pasur edhe kacafytje – ku është dëtyruar të ndërhyjnë dhe palet e treta qe të qetsojne tensionet/Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer