Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Pejës kanë arrestuar dy të arratisurit lidhur me fushën e mbjellur të kanabisit në Klinë.
Nga burime brenda Prokurorisë, Insajderi ka marrë vesh se bëhet fjalë për arrestimin e Gëzim dhe Faik Gashit, të cilët ishin në arrati tash e sa muaj.
Ata dyshoheshin për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Ndërkaq, ende në arrati ndodhet Faik Gashi, i dyshuar për të njëjtën vepër penale.