E enjte, 28 Mars, 2024

Kapet grupi i dyshuar për vjedhje të rëndë, tre prej tyre të mitur

Jo rrallëherë të rinjtë, e sidomos ata të moshës së mitur përfshihen në sherre të ndryshme dhe për pasojë futën në telashe të mëdha. Përveç përleshjeve e incidenteve të tjera, shumë herë ka pasur raste kur janë dyshuar edhe për vjedhje e grabitje, të cilat i kanë kryer duke bashkëvepruar si grupe, raporton Gazeta Sinjali.

Një grup i tillë është zbuluar së fundmi nga Policia dhe bëhet fjalë për katër persona, tre prej të cilëve të mitur, që dyshohen se janë përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë që ka ndodhur në rrugën “Gryka e Llapit” në Podujevë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur në fund të muajit janar, kur të dyshuarit kanë kryer vjedhje në një garazh të autobusëve.

Ata dyshohet se kanë “avulluar” kabllo elektrike, derivate dhe kanë shkaktuar dëme të tjera, që në total kapin vlerën e më shumë se 1200 eurove. Denoncimi i këtij rasti ka aktivizuar Policinë, që pas hetimeve arriti t’i kap të dyshuarit.

Pas shoqërimit në stacion policor, të dyshuarit janë intervistuar dhe më pas ndaj të dyshuarit të vetëm që ka moshën madhore është lëshuar urdhër për ndalim policor.

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer