E enjte, 28 Mars, 2024

Kapet në flagrancë me qese me drogë i riu, përfundon në Polici

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar edhe së fundmi në rrugën “Tahir Sinani” në Prizren, ku një një njësi policore që po patrullonte në atë zonë ka ndalur një veturë, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Sinjali mëson se pas kontrollit policor, njërit nga të dyshuarit që ndodheshin në veturë, iu është gjetur një qese me substanca narkotike, të llojit marihuanë, si dhe një pako me rizlla. Për shkak të posedimit të drogës, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me veprën me të cilën ngarkohet.

Pas përfundimit të proceduarve policore, Prokurori ka urdhëruar që ndaj tyre të nisin hetimet nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer